Globe zyrtarisht një Superbrands! Globe nderohet me çmimin ‘’Superbrands’’, si kompania më e mirë në Shqipëri nga autoriteti ndërkombëtar i çertifikimit të markave Superbrands, i cili garanton të identifikojë markat që performojnë dhe janë më të mirat në fushën e tyre. Globe është në treg si lider në inovacion prej tashmë 16 vjetësh , duke tregtuar pajisje elektroshtëpiake dhe elektronike të cilat përmirësojnë jetën tonë të përditshme. Globe operon me një rrjet të madh dyqanesh në gjithë Shqipërinë dhe vjen duke u rritur. Suksesi i Globe është tek afërsia që kompania ka me klientët, duke ju ofruar shërbim të personalizuar me çmime konkurruese.